Kosova reagon pas arrestimit të gazetarit bjellorus

Kosova reagon pas arrestimit të gazetarit bjellorus

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka kërkuar nga NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian që të marrin masa ndaj Rusisë.

Kjo pas arrestimit të gazetarit kritikë, Roman Protasevich, nga autoritetet bjelloruse me ndihmën e shtetit rus.

“Putini po bëhet më agresiv, duke shfrytëzuar dobësimin e Perëndimit. Pa aprovimin e Putinit, nuk do të kishte sulme të Bjellorusisë ndaj aeroplanit. (Pa Putinin), s’do të kishte kërcënime nga Vuçiq e as 30 tanke të reja për Serbinë. NATO, SHBA dhe BE duhet të ndërmarrin veprime që të mbrojnë miqtë e tyre. Kosova është gati”, thuhet në postimin e MPJ-së.

Gazetari 26 vjeçar u arrestua të dielën nga autoritetet bjelloruse, pasi një aeroplan që po vinte nga Athina, u detyrua aterronte në territorin bjellorus, në mënyrë që më pas gazetari të arrestohej.

Nga muaji gusht i vitit të kaluar ka pasur protesta kundër Aleksandër Lukashënkos, një president që erdhi në pushtet në vitin 1994. /Insajderi.com