“Kosova s’do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm”

“Kosova s’do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm”

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit.

Ai ka konfirmuar se ambasadorja Shkendije-Geci-Sherifi do ta bojkotojë këtë ngjarje, shkaku i ndarjes së Çmimit Nobel për Peter Handke, i cili ishte mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit, njofton Klan Kosova.

“Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”.

Lexo edhe:

Zyrtarë të lartë të NOBEL-it do të bojkotojnë ceremoninë e dhënies së çmimit për Handke

Handke i quan “injorante” pyetjet e gazetarëve rreth masakrës së Srebrenicës