Kosova shkruan historinë pas fitores së thellë ndaj Norvegjisë

Kosova shkruan historinë pas fitores së thellë ndaj Norvegjisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë zyrtare të saj, në fazën e parë eliminatore për Kampionatin Evropian 2018.

Kosova mposhti bindshëm 5 me 1 Norvegjinë në ndeshjen e parë të Grupit E, ku bëjnë pjesë edhe Danimarka e Qipro.

Fadil Goli shënoi i pari për Kosovën. Pas tij erdhi autogoli nga Espegren dhe goli i Oso Gjinovcit për të thelluar epërsinë në 3 me 0. Rezultati u ngushtua nga Maazouzi, ndërsa Ramadan Alaj u përkujdes për golin e katërt. Në fund Fadil Goli shënoi edhe një herë për të përmbyllur fitoren bindëse.

Në fazën e ardhshme të kualifikimeve vazhdon vetëm fituesi i grupit.

Kosova ndeshjen e dytë do ta zhvillojë kundër Qipros nikoqire, të martën nga ora 17:30. /Insajderi.com