Përfaqësuesja kosovare ka arritur të fitojë ndeshjen miqësore ndaj Gambisë, shkruan Insajderi.
Ndeshja u karakterizua me dominim më të theksuar të lojtarëve tanë, të cilët vrehej se ishin dukshëm më të përgatitur.
“Dardanët” arritën të shënojnë golin e epërsisë dhe të fitorës në minutën e 80-të përmes Arbër Hoxhës.
Menjëherë pas 3 minutash, Kosova mund të ndëshkohej për shkak të penalltisë që i dhurojë Gambisë pas një gabimi në mbrojtje.
Për fat të mirë, penallti e shkaktuar u humb, duke mos ndryshuar rezultatin.
Me këtë ndeshje, Kosova mbyll ciklin e miqësoreve, ndeshjet e radhës “Dardanët” do t’i zhvillojnë në kuadër të kualifikimeve për botëror./insajderi.com