Kosova sonte luan ndeshjen vendimtare

Kosova sonte luan ndeshjen vendimtare

Përfaqësuesja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e fundit në grupin “C” në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët e presin në “Fadil Vokrri”, Moldavinë, përballje që fillon nga ora 20:45, njofton Insajderi.

Ko ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi në rast fitoreje apo barazimi do të mbeten në të njëjtën grup edhe në edicionin tjetër të Ligës së Kombeve.

Ndërsa, në rast dështimi Kosova kthehet aty ku e filloi në “Grupin D”.

Skuadra jonë muajve të fundit është përballur me lëndime të shumta të futbollistëve kryesor. /Insajderi.com