Kosova synon fitore në Grand Slamin e xhudos

Kosova synon fitore në Grand Slamin e xhudos

Ekipi Kosovar në Xhudo do të garojë në Grand Slamin në Tel Aviv të Izraelit, përcjell Insajderi.

Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova e Laura Fazliu, përfaqësojnë Kosovën në këtë turne.

Majlinda Kelmendi në kategorinë prej 52 kilogramësh do të përballet sot me Annika Wurfel dhe Agata Perenc.

Ndërsa, dy xhudistët tjerë Laura Fazliu (63 kilogramë) dhe Akil Gjakova që i përket kategorisë 73 kilogramë do të synojnë medalje gjatë dueleve të së premtes. /Insjaderi.com