Kosova U-21 nuk ia del të mbajë epërsinë e dy golave, barazon me Katarin U23

Kosova U-21 nuk ia del të mbajë epërsinë e dy golave, barazon me Katarin U23

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka barazuar në ndeshjen e dytë të zhvilluar ndaj Katarit U-23, 2-2.

Dardanët e përzgjedhësit Michael Nees e nisën për mrekulli ndeshjen, kur vetëm pas gjashtë minutave lojë kaluan në epërsi.

Ishte sulmuesi i talentuar i skuadrës turke Denizlipor, Veton Tusha që realizoi për 0-1.

Me epërsinë prej një goli të dardanëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe pjesa e dytë nisi për mrekulli për Dardanët e rinj të cilët realizuan për 0-2.

Ishte sulmuesi këmbëshpejtë i Llapit, Valmir Veliu që shtënoi në portën e vendasve për ta dyfishuar rezultatin.

Por vendasit në 15 minutat e fundit realizuan golat për ta barazuar rezultatin.

Fillimisht Katari U-23 ngushtoi epërsinë në minutën e 76-të, pastaj në të 87-tën realizuan golin e dytë për rezultatin përfundimtar 2-2.

Kosova luajti me këtë përbërje: Nreca, Kurtulus, Pllana, Sadriu, Zumeri, Morina, Zyba, Hetemi, Veliu, Tusha, Nivokazi./Insajderi.com