Kosova U – 21, sonte luan ndaj Austrisë

Kosova U – 21, sonte luan ndaj Austrisë

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 në futboll, sonte (e premte) duke filluar nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” e zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian kundër Austrisë.

Në ndeshjen e muajit të kaluar, Dardanët e rinj pësuan humbje nga Anglia, por në atë ndeshje përzgjedhësi Rafet Prekazi nuk kishte në dispozicion shumicën e lojtarëve që luajnë në klubet evropiane, si pasojë pandemisë Covid-19, njësoj sikurse kishte ndodhur edhe me përfaqësuesen “A”.

Tani kontingjenti i futbollistëve është shumë më i pasur, por fatkeqësisht njëri nga futbollistët kryesor të ekipit, Arbenit Xhemajli nuk do të luajë në këtë duel, pasi në stërvitjen e fundit ka pësuar lëndim, gjithashtu edhe sulmuesi, Lirim Kastrati. Nuk do të luaj sonte, pasi ai është grumbulluar me ekipin e parë të Bernard Challandes.

Në përballjen e parë të zhvilluar në Vjenë, Austria kishte fituar 4:0.

Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Austrisë U21 do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin publik RTK./Insajderi.com.