Kosova, vendi i 9-të në botë për bamirësi

Kosova, vendi i 9-të në botë për bamirësi

Kosova është radhitur në top 10 vendet e para në botë sa i përket bamirësisë.

Në raportin e Caf Wold Giving Index, Kosova kësaj radhe ka zënë vendin e 9-të për nga vendet më bamirëse në botë.

Kosova radhitet pas Indonezisë, Kenisë, Nigerisë, Miamarit, Australisë, Ganës, Zelandës së Re dhe Ugandës, duke lënë mbrapa vendet më të pasura të perëndimit.

Kosova në anën tjetër, është radhitur në vendin e 5-të sa i përket dhurimit të parave për nga shtetet, duke lënë kështu mbrapa vetës vende si Britania e Madhe, Holanda e Zelanda e Re./Insajderi.com