Kosovare Asllani asiston, e ndihmon Suedinë të kualifikohet në çerekfinale

Kosovare Asllani asiston, e ndihmon Suedinë të kualifikohet në çerekfinale

Futbollistja shqiptare Kosovare Asllani ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse me Suedinë në Kampionatin Botëror të femrave.

Ajo ka asistuar në golin e vetëm të Suedisë në fitoren 1:0 ndaj Kanadasë, fitore e cila i çon suedezet në çerekfinale.

Asllani asistoi për Stina Blackstenius në minutën e 55-të të ndeshjes.