Kosovarët bllokohen në aeroportin e Antalias

Kosovarët bllokohen në aeroportin e Antalias

Një grup prej mbi 250 udhëtarësh janë bllokuar në aeroportin e Antalia-s në Turqi.

Kështu të paktën, i kanë thënë Klan Kosovës pasagjerë nga Kosova.

Njëri prej tyre tha se janë 250 udhëtarë që prej orës 3 të mëngjesit janë duke e pritur Agjencionin Turistike “Sava Tours”, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, një pasagjer tjetër tha se janë duke pritur 14 orë dhe se mes tyre ka pleq, fëmijë dhe gra shtatzëna.

Klan Kosova ka kontaktuar me agjencinë turistike në fjalë për të kuptuar më shumë rreth bllokimit të pasagjerëve, por këta të fundit nuk kanë pranuar të prononcohen edhe pas insistimit të televizionit.