Kosovarët nisen drejt Shqipërisë, krijohen kolona në kufij

Kosovarët nisen drejt Shqipërisë, krijohen kolona në kufij

Numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të shtune, duke krijuar fluks të madh të veturave në pikën kufitare në Morinë, shkruan Insajderi.

Sipas policisë kufitare deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1,700 automjete dhe rreth 4,700 qytetarë të Kosovës drejt Shqipërisë.

Mësohet se Policia Kufitare po punon me 4 sportele, për të shmangur radhët e gjata.

Ndërkohë fluks mjetesh e qytetarësh është vënë re edhe në drejtim të Kosovës./Insajderi.com