Kosovarët nuk e respektojnë masën e kufizimit të lëvizjes – ja sa persona u arrestuan për 24 orë

Kosovarët nuk e respektojnë masën e kufizimit të lëvizjes – ja sa persona u arrestuan për 24 orë

35 perona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë për shkak që nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes.

Vetëm në qytetin e Prishtinës, pesë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës për shkak të mos respektimit të këtij vendimi, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërsa në rajonin e Lipjani 3 persona dhe tre në Obiliq po ashtu janë ndaluar nga policia.

Kurse në rajonin e Gjilnait, në fshatin Karaqevë e Epërme të Kamenicës dhe në fshatin Koretinë, katër persona janë shoqëruar për në stacionin e policisë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu edhe në rajonin e Pejës, gjithsej katër persona janë arrestuar nga policia. Vetëm në rajonin e Decanit, në fshatin Carrabreg, dy persona janë arrestuar pasi janë ndaluar duke shëtitur me veturë.

Pas kontrollit, në veturën e tyre policia ka gjetur edhe një prej, dy fishek dhe një boks. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë ndaluar duke u shëtitur me veturën e  tyre pa ndonjë arsye të veçantë,  duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës ndërsa gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar : një sprej, dy fishekë dhe një boks. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në fshatin Gurrkoc të Istogut në mbajtje është dërguar një person pasi që nuk ka respektuar kufizimin e lëvizjes, po ashtu edhe në qytetin e Pejës, është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse rajoni i Gjakovës është qyteti ku më së shamtika të arrestuar nga policia për shkak se nuk i janë bindur urdhrit të qeverisë për të mos lëvizur nga ora 17:00 deri në orën 06:00.

Vetëm në këtë rajon tetë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës.

Në Mitrovicën e Jugut për mos respektim të vendimit të qeverisë janë ndaluar shtatë persona, kurse në Mitrovicën e Veriut vetëm një person. /Insajderi.com