Kosovarët nuk mund t’i shkruajnë Donald Trumpit

Kosovarët nuk mund t’i shkruajnë Donald Trumpit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u mburr të mërkurën se gjatë takimit me presidentin amerikan, Donald Trump, ka marrë mbështetje të plotë për Kosovën por nëse një kosovar dëshiron t’i shkruaj Shtëpisë së Bardhë apo presidentin Donald Trump, kjo është e pamundur.

Në sajtin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, përkatësisht në pjesën e kontaktit me presidentin Donald Trump, mund t’i shkruajnë të gjithë qytetarët e botës, përpos atyre të Kosovës.

demokratik

Në pjesën “shteti” nëse kërkon Kosova nuk gjendet askund. Por kjo nuk vlen për banorët e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi e vendeve të tjera të Ballkanit dhe Evropës./Insajderi.com

Albania Serbia