fbpx

Kosovarët pranohen të garojnë në turneun e madh të “Counter Strike”, por u refuzohet viza

Kosovarët pranohen të garojnë në turneun e madh të “Counter Strike”, por u refuzohet viza

Kroacia u ka refuzuar vizat dy ekipeve kosovare të lojërave kompjuterike, ndonëse ato janë pranuar të garojnë në turneun e njohur “Lan Championship” që do të mbahet në Kroaci.

Artan Minci ka treguar përmes një shkrimi në Facebook se anëtarëve të dy skuadrave kosovare të lojërave kompjuterike nuk u është aprovuar viza nga Ambasada e Kroacisë në Prishtinë.

“Për herë të parë në histori të ESPORTS, Sach.unique dhe @Throwpotential pranohen në Lan Championship në Kroaci… por si zakonisht ndodh seni qe i ndodh shumices, NUK JU APROVOHET VIZA”, ka shkruar Minci.