
Në tre muajt e parë të këtij viti, në Austri janë natyralizuar (kanë marrë pasaportat austriake gjithsej 2422 shtetas të huaj, në mesin e të cilëve 21 kanë qenë me vendqëndrim jashtë Austrisë.
Sipas zyrës austriake të statistikës (Statistik Austria), në periudhën janar-mars janë natyralizuar 16.1 për qind më shumë të huaj se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, shkruan orf.at. Atëbotë kishin qenë 2086 veta që kishin fituar pasaportën austriake, transmeton albinfo.ch.
Ky shtim përbën vazhdimësi në trendin e regjistruar nga viti 2011 e këndej të rritjes së numrit të natyralizimeve.
Më shumë se një e treta e personave që kanë marrë pasaportën zvicerane (889 ose 36.7%) kanë qenë të lindur në Austri.
Sikurse edhe në periudhat e mëparshme, më së shumti janë natyralizuar boshnjakët (368 persona). Pas tyre vijnë turqit, me 223 dhe në vendin e tretë, me 166 të natyralizuar të rinj, vijnë kosovarët. Serbët me 159 janë në vendin e katërt të kësaj liste.