Kosovarëve nuk po ju ecën mirë në League One – Zeneli, Berisha dhe Celina pësojnë humbje

Kosovarëve nuk po ju ecën mirë në League One – Zeneli, Berisha dhe Celina pësojnë humbje

Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës në futboll që luajnë në kampionatin elitar të Francës “League One”, nuk ju ka ecur mirë në këtë javë, pasi ata kanë humbur dhe nuk gjenden mirë në këtë fillim të kampionatit.

Lojtari më I ri I cili është transferuar në këtë ligë, Bersant Celina ka debutuar me humbje, tek  Dijon. Skuadra e Dijonit pësoi edhe humbjen e tretë rresht në ligë dhe është në vendin e fundit.

Celina u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë, ndërsa Dijoni u mposht në shtëpi nga skuadra e Brestit, me rezultatin 2:0, transmeton Insajderi.

Ndërkohë, humbje pësuan edhe dy reprezentuesit e tjerë të Kosovës, Arbër Zeneli e Valon Berisha. Zeneli e Berisha me Reimsin pësuan disfatë nga skuadra e Angersit, me rezultatin 1:0, ndeshje e cila po ashtu u zhvillua të dielën.

Zeneli luajti në pjesën e parë, derisa Berisha u inkuadrua në minutën e 61-të. Reimsi nga tri ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë dhe është në pozitën e 16-të./Insajderi.com.