Kosovarit ia vjedhin telefonin në Durrës, kërcënohet nga Policia Shqiptare

Kosovarit ia vjedhin telefonin në Durrës, kërcënohet nga Policia Shqiptare

Një burrë nga Vushtrria ka thënë se u kërcënua në Durrës nga policët shqiptarë, pasi që iu vodhën edhe telefonat celularë.

“Nuk folke me mu, veç piskatke, thojke që i gjejmë telefonat kemi me të dërgu në burg”, tregon ai.

Madje në qytetin shqiptar ai ishte me familje.

Mërgimtari thotë se ai u kërcënua edhe nga pronari i banesës.

“Në prezencë të Policisë do ta kisha treguar qefin po kam frikë se më ngel në dorë”, rrëfen ai.

Turisti kosovar tha se këto kërcënime i ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.