A puthemi?

Kosovarja që udhëton botën duke puthur të panjohur për fotografi romantike

Kosovarja që udhëton botën duke puthur të panjohur për fotografi romantike

Parisi dhe Roma janë dy nga qytetet më romantike në botë nëse nuk ndodh të jeni vetëm kur i vizitoni.

Por një blogere në Instagram donte të kapte momente pasionante ndërsa ajo përshkonte të gjithë botën, kështu që ajo filloi t’u kërkonte të huajve ta puthnin para monumenteve ikonë të botës, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kristiana Kuqi (@kristianakuqi)

Fotografitë e Kristiana Kuqit janë bërë virale në Twitter, ku ajo po vlerësohet si një “legjendë” dhe një frymëzim për udhëtarët solo kudo.

Vendasja kosovare, e cila ndoqi studimet në një universitet në Virginia, po studionte jashtë vendit kur i erdhi ideja para se të vizitonte Parisin.

“Po shkoja atje me një mikeshë dhe vendosa para fluturimit tonë se do t’i kërkoja një të panjohuri të më puthte”, tha ajo. “Frymëzimi ishte për të kapur momentin e përsosur dhe të kanalizoja vetëbesimin tim të brendshëm”.

Kuqi dhe i panjohuri ndanë një puthje pasionante para Kullës Eiffel në Paris, Francë. Ajo që atëherë ka puthur një të huaj në Colosseum në Romë, si dhe një zjarrfikës i cili iu përgjigj një zjarri në Kentucky, ku ajo ishte e ftuar.

“Ata të gjithë pranuan me kënaqësi dhe ishin më se të lumtur të më puthnin”, tha ajo. “Askush nuk ka thënë jo”.

“E qartësoja që nga fillimi se ishte vetëm një puthje për një foto,” shtoi ajo. “Ata të gjithë ishin të vetëdijshëm se ishte për një fotografi”.

Kur vinte koha për puthjen, Kuqi tha se gjithmonë ndihej “shumë e natyrshme”.

Ndërsa Kuqi ka pasur disa puthje të shkëlqyera (ajo tha se puthja më e mirë ishte njeriu argjentinas të cilin puthi në Romë), ajo kurrë nuk shkoi në një takim romantik ose vazhdoi të bisedonte me të huajt pas puthjes së tyre.

Kuqi tha se ajo planifikon të bëjë fotografi duke puthur të huaj për sa kohë që udhëton dhe është beqare.

Por mos prisni ta shihni duke e bërë atë kudo që shkon. “Duhet të jetë me të vërtetë momenti i duhur më njeriun e duhur,” tha ajo. Insajderi.com