Kosovë – Angli, sot në këtë orë fillon shitja e biletave

Kosovë – Angli, sot në këtë orë fillon shitja e biletave

Gjatë ditës së sotme pritet të dalin në shitje biletat mes Kosovës dhe Anglisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Euro 2020.

Me fillim prej orës 16:00 pritet që të dalin në shitje biletat për këtë ndeshje në ueb faqen tiks.app.

Dje kompania tiks app doli me njoftim ku tregoi se “kërkesa për biletat e ndeshjeve të Kosovës është shumë e madhe” dhe se “statistikisht, vetëm 5.5% të kërkesave online arrijnë të sigurojnë biletë”.

Ndërkaq, për kohën kur do të dalin në shitje biletat ka konfirmuar edhe Fedarata e Futbollit e Kosovës.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Angli, do të dalin në shitje më 12 nëntor, në orën 16:00.

Ndeshja do të zhvillohet, më 17 nëntor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 18:00.

Biletat mund të blihen nëpërmjet platformës online www.tiks.app

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e mëparshme:

Veri dhe Jug 5 euro

Lindje 10 dhe 15 euro

Perëndim 15 euro dhe 20 euro

VIP 80 euro