fbpx

“Kosovë dhe Metohi” – Ambasada turke reagon pas skandalit në Facebook

“Kosovë dhe Metohi” – Ambasada turke reagon pas skandalit në Facebook

Ambasada e Republikës së Turqisë në Beograd ka ndryshuar njoftimin e publikuar në profilin e saj në Facebook të enjten, ku iu referua Republikës së Kosovës, si provincë të Serbisë: “Kosovë dhe Metohi”.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Beograd, Tanju Bilgiç, gjatë ditës së djeshme kishte takuar Marko Gjuriqin, i cili mban pozitën e drejtorit në të ashtuquajturën “Zyrë për Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë.

Në njoftimin e publikuar në profilin e Ambasadës Turke në Beograd thuhej se “Ambasadori Tanju Bilgiç është takuar me Drejtorin e Zyrën për ‘KIM’ Marko Gjuriq dhe kanë diskutuar mbi temat aktuale”.

Referimi me termin “Kosovo i Metohija” kishte ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve të cilët kanë komentuar në faqen e Ambasadës në rrjete sociale.

Në lidhje me këtë çështje ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet e Kosovës.