Kosovë moj sorrë e zezë, se t’ishe e bardhë do quheshe Dardani

Kosovë moj sorrë e zezë, se t’ishe e bardhë do quheshe Dardani

Poezi nga Çun Lajçi

Kosovë, kce përpjetë se s’kam ç’me t’ba

Ment po duen me m’dalë
Ti a s’po don me ndie a s’po don me pa
Krejt po e dinë përveç teje
Krejt po flasin e ti veshin n’tul
Çohu prej gjumit hapi sytë e ndëgjo
Po thonë
Kokrrat po rinumërohen jo se ishte ba gabim
Po pse po duhet pragun me kalua Finci e Pinci
Po Kosovë moj sorrë e zezë
Se t’ishe e bardhë do t’quheshe Dardani
Po e dredhojnë Ibrin, me ba bashkë me Drinin e Zi e t’Bardhë
Po thonë LDK_PDK_NISMA n’qeveri
VV-n’rts, siç thoshte Adelina
Be po t’baj se gabim s’ishin kokrrat, por tash po i dallashojnë
Tuti sorrat me praçkë Dradani se ato ta prunë emnin e zi prej Karpateve
KQZ-ja ma e zezë se sorra jote Kosovë

Prishtinë, 20.10.2019