“Kosovës i duhet ndihmë”

Avdullah Hoti kërkon ndihmë nga Natalyia Apostolova. Përfaqësuesja e BE-së i përgjigjet shkurt.

“Kosovës i duhet ndihmë”

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar ndihmë Bashkimit Evropian, përmes Natalyia Apostolovas, shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Hoti e ka pritur Apostolovan në një takim zyrtar në Qeverinë e Kosovës.

“Kosovës i duhet ndihmë”, kanë qenë fjalët me të cilat kryetari i qeverisë i është drejtuar përfaqësueses së BE-së.

Përgjigja e Apostolovas ka qenë e shkurtër, njëjtë siç edhe kërkesa e Hotit.

“Normal, si çdo herë tjetër”, ka thënë ajo.

Ky shkëmbim fjalësh në mes të Apostolovas e Hotit ka ndodhur në nisje të takimit të tyre, pasi vet takimi nuk do të jetë i hapur për media.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se pas takimit do të lëshohet një komunikatë me shkrim, ku do të sqarohen detajet e takimit.

Insajderi.com