Kostandin Xhuvanit, i dënuar me 35 vjet burg, lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij

Kostandin Xhuvanit, i dënuar me 35 vjet burg, lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij

Drejtoria e Burgjeve i konfirmuar lejen Kostandin Xhuvanit, për varrimin e të atit. Trupi i këtij të fundit ka ardhur ditën e sotme nga Roma dhe pritet të varroset në orën 14:00. Xhuvani gjatë ceremonisë së varrimit të të atit do të jetë i shoqëruar nga efektivë të policisë.

Kujtojmë se Kostandin Xhuvani, i cili është burgosur  për vrasjen e katër personave në një klub nate në zonën e rrugës së Elbasanit, lejen e  ka kërkuar më 14 gusht, ndërsa Drejtoria e Burgjeve e ka konfimruar sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Kostandin Xhuvani  djali i aktores Luiza Xhuvani dhe regjisorit të ndjerë, Gjergj Xhuvani është  i dënuar me 35 vite burg.

Gjergj Xhuvani u nda nga jeta më 14 gusht  në Romë, ku ishte i shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore së fundmi ishte përkeqësuar. Ai prej vitesh vuante nga diabeti.