fbpx

KOSTT do të paguaj rreth një mijë euro për aktivitete sportive

KOSTT do të paguaj rreth një mijë euro për aktivitete sportive

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) ka shpenzuar rreth 1 mijë euro për shfrytëzimin e një  salle të rekreacionit për ushtrimin e aktiviteteve sportive.

Me paratë e taksapaguesve kosovarë, ky institution do të zhvilloj këto aktivitete në sallën e biznesit “Ylli” në Prishtinë, e cila ka dal fituese e tenderit të KOSTT. Në këtë tender kanë aplikuar tri kompani.

KOSTT ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Ylli” me 12 prill, shkruan Insajderi.

Kjo hapësirë do të shfrytëzohet për një periudhë shtatë mujore. Bazuar në njoftimin për nënshkrimin e kontratës shfrytëzimi i hapësirës ka filluar nga data 16 prill dhe do të zgjasë deri më 30 tetor, 2019-të. /Insajderi.com