KPK-ja mban mbledhjen e radhës pa praninë e mediave

Këshilli Prokurorial i Kosovës, sot mban mbledhjen e radhës, por pa praninë e mediave, kjo për shkak të pandemisë COVID-19.

KPK-ja mban mbledhjen e radhës pa praninë e mediave

Takimi do të mbahet me video-konferencë, ndërsa më pas mediave do t’u dërgohet komunikatë.

Ky është njoftimi i KPK-së:

Ju njoftojmë se nesër e mërkurë, 15 prill 2020, nga ora 11:00, do të mbahet takimi i 180-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Si masë mbrojtëse ndaj pandemisë COVID 19, takimi do të mbahet pa praninë e mediave, ndërsa pas përfundimit të takimit, mediat dhe qytetarët do të njoftohen përmes komunikatës për ecurinë e takimit.

Takimi do të organizohet nëpërmjet video konferencës, ku çdo anëtar i Këshilli do të paraqitet në takim nga prokuroria të cilën e përfaqëson.