KQZ pranon dekretin e Thaçit për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë Veriore

KQZ pranon dekretin e Thaçit për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë Veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është pranuar dekreti i presidentit, Hashim Thaçi, për shpalljen e zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut për 29 nëntor.

Kjo është bërë e ditur nga kryetarja, Valdete Daka, gjatë mbledhjes së anëtarëve të KQZ-së.

Presidenti Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe në atë të Mitrovicës së Veriut në përputhje me vendimet dhe ligjin në fuqi.

Në dy vendimet e presidentit Thaçi theksohet se organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. /Insajderi.com