KQZ: Deri më tani 44 vendvotime të numëruara nga gjithsej 494

KQZ: Deri më tani 44 vendvotime të numëruara nga gjithsej 494

Procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar, njofton Insajderi.

Deri më tani janë rinumëruar 44 vendvotime nga 494 sa janë gjithsej.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Deri të hënën në mesnatë janë rinumëruar 44 vendvotime nga 494. Rinumërimi që ka filluar të hënën pasdite është duke vazhduar”, ka thënë ai.

Ndryshe sot në ora 15:00, në Qendrën e Numrimit dhe Rezultateve do të mbahet konferencë për t’u informuar lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. /Insajderi.com