KQZ: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Supremes

KQZ: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Supremes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të veprojë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme, rreth ankesave të partive politike pas moscertifikimit të listave zgjedhore, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tutje tha se nesër do të mbahet një mbledhje brenda komisionit, për të proceduar konform vendimeve të Supremes.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme”, ka thënë ai.

“KQZ, besoj se do të mblidhet gjatë ditës së nesërme për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme dhe për këtë do t’iu njoftojmë me kohë”, është shprehur tutje Elezi. /Insajderi.com