KQZ-ja të shtunën në takim për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve

KQZ-ja të shtunën në takim për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve

Të shtunën do të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Kështu i tha Gazetës Online Insajderi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë”, tha ai.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme më 14 shkurt – fituese doli Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi.com