Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’i regjistrojë si votues edhe ata aplikues që nuk janë telefonuar për verifikim të aplikimit.
102 mijë e 100 votues të diasporës janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se e drejta kushtetuese për të votuar nuk do t’i mohohet askujt.
Falënderoi diasporën për interesimin e treguar që te marrin pjesë në votimet e datës 14 të këtij muaji.
80 mijë qytetarë janë lajmëruar në telefon, por edhe të tjerë janë përfshirë në listat e votuesve. /Insajderi.com