KQZ: Përqindje më e lartë e votuesve krahasuar me zgjedhjet e fundit

KQZ: Përqindje më e lartë e votuesve krahasuar me zgjedhjet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se deri në orën 15, mbi 27 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar.

Sipas Valdete Dakas, kryetare e KQZ-së, krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2014, ka një rritje të përqindjes së daljes së qytetarëve për të votuar deri në orën 15.

Sipas saj, në ato zgjedhje, deri në orën 15, kanë votuar rreth 25 për qind e votuesve./Insajderi.com