KQZ: Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi, Gucati, Haradinaj e Mustafa kanë aplikuar për të votuar

KQZ: Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi, Gucati, Haradinaj e Mustafa kanë aplikuar për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të martën e 19 janarit ka pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, njofton Insajderi.

Aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë paraqitur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Rexhep Selimi, Nasim Harandinaj dhe Salih Mustafa.

“Të gjitha aplikimet janë verifikuar personalisht dhe janë regjistruar”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve falënderon për bashkëpunim administratën e Dhomave të Specializuara. Po ashtu, KQZ falënderon edhe ambasaden e Republikës së Kosovës në Holandë që ka ndihmuar në komunikim me Dhomat e Specializuara”, thuhet në komunikatë. /Insajderi.com