![KQZ tregon afatet për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/01/kqz-2_7652-1024x680-1-730x440.jpg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke i pritur aplikimet për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt.
Siç bëhet e ditur nga KQZ, afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike përfundon më 5 shkurt.
Ndërkaq, afati për aplikim për akreditimin e mediave përfundon katër ditë më vonë, më 9 shkurt.
Afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të OJQ-ve vendore përfundon më 5 shkurt 2021, afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të organizatave dhe misioneve ndërkombëtare përfundon më 9 shkurt 2021. /Insajderi.com