KQZ tregon sa vendovotime janë rinumëruar deri më tash

KQZ tregon sa vendovotime janë rinumëruar deri më tash

Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim që disa vendvotime të rinumërohen përsëri, shkruan Gazeta Insajderi.

Në një deklarim për Insajderin, KQZ ka thënë se sipas të dhënave deri në orën 16:00 të ditës së sotme, janë rinumëruar 83 vendvotime.

“Sipas të dhënave të orës 16 (e premte, 18 tetor) numri i vendvotimeve të rinumëruara është 83 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja”, ka thënë KQZ për Insajderin./Insajderi.com/