KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani

KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rreth 60% e votave janë rinumëruar.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë  për Gazetën Insajderi  se ky proces do të vazhdoj edhe sot.

“Procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it po vazhdon dhe vetëm gjatë ditës së martë janë rinumëruar 68 vendvotime,” ka thënë zëzhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka shtuar se  deri më tani në ditën e 7 janë rinumëruar 840 vendvotime apo rreth 60%/Insajderi.com