KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri në mesnatë

KQZ tregon sa vendvotime janë rinumëruar deri në mesnatë

Të enjten në orën 16:00, Komisioni Qendrore Zgjedhorë ka filluar rinumërimin e 530 vendvotimeve të tjera.

Sipas, KQZ-së deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 45 vendvotime nga 530, shkrua Insajderi.

Këtë e konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 45 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja. Rinumërimi është duke vijuar”, tha Elezi për Insajderin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka pranuar kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për rinumërim e 530 vendvotimeve të tjera./Insajderi.com