fbpx

Krasniqi, Ahmetit: Liburn Aliu të ka goditur shuplakë

Krasniqi, Ahmetit: Liburn Aliu të ka goditur shuplakë

Frashër Krasniqi i PSD-së është përplasur me Valdrin Ahmetin e Vetëvendosjes.

Krasniqi ia ka përmendur Ahmetit përjashtimin nga Vetëvendosje, siç tha ai për keqpërdorim me fonde.

“Nuk po e kuptoj se si Lëvizja Vetëvendosje ka sjell këtu në debat për të folur për korrupsionin një njeri të cilin e ka përjashtuar pikërisht për keqpërdorim të fondeve të partisë. Një person i cili ka ngel në shkollë të mesme, e nuk e ka as Fakultetin e kryer”, ka thënë Krasniqi, në Rubikon të KTV-së.

“A më tregon ku ke qenë sa herë që ne aktivistët e VV-së kemi qenë në burg ose kemi hangër dajak prej policisë. Ka qenë tu bo pare me bizneset e tij, për ta blerë veturën e tij 12 mijë euro. Tri herë është dalë nga Lëvizja sa herë që i është ofruar një rrogë më e madhe”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë gjithashtu se Liburn Aliu e ka goditur me shuplakë Ahmetin në kohen kur ai udhëhiqet logjistikën në Vetëvendosje.

Ahmeti ka thënë se e ka sqaruar këtë çështjen e letrës së keqpërdorimeve, duke thënë se “nuk mund ta shantazhojnë me atë letër”.

insjaderi.com