Krasniqi: Bajram Gecaj, spiun i ambasadave

Krasniqi: Bajram Gecaj, spiun i ambasadave

Zv.ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, është quajtur spiun i ambasadave nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi.

‘’Spiuni i ambasadave, Bajram Gecaj, në kohën e VLAN-it, keqinformonte ambasadat që gjoja VLAN-i do ta djegë Gjykatën Kushtetuese. Përmes propagandës së tillë ai synonte mobilizimin e ambasadave në mënyrë që LDK-në t’ia qojë PDK-së. Dhe kështu ndodhi. Shpifjet e tij po vazhdojnë. Por e vërteta e konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese është që Isa Mustafa i bëri atentat Republikës. Dhe për këtë atentat do të ndëshkohet nga populli, përmes protestave masive paqësore’’, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Reagimi vjen pasi që zv.ministri i APL-së, Bajram Gecaj kishte thënë se mënyra që ka zgjedhur opozita të veprojë, nuk ka rezultate dhe nuk po pëlqehet nga askush. Vetëvendosja, sipas tij, kishte provuar atentat ndaj kryeministrit.

Sipas Gecajt, AAK-ja dhe Nisma për Kosovë janë bërë bisht i VV-së./Insajderi.com

frashri