Krasniqi e provokoi Sveçlën: Po të rrin mirë frizura

Krasniqi e provokoi Sveçlën: Po të rrin mirë frizura

Përleshja ndërmjet Sveçlës dhe Krasniqit, dyshohet se ka ndodhur pas një provokimi të deputetit të PSD-së.

Sipas një burimi, deputeti i PSD-së ishte tallur me ‘frizurën’ e Sveçlës për çka edhe ky i fundit i ka reaguar ashpër duke kaluar edhe në përleshje fizike, raporton Zëri.

“Frashër Krasniqi i ka thënë Xhelalit frizura po të rrin mirë. Pas këtyre fjaëve ka reagar Xhelali duke e ofenduar dhe sharë Krasniqin. Dhe këtu ka nis përleshja”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri e cila ishte pjesë emisionit Rubikon e ka konfirmuar  përleshjen mes dy deputetëve.