Krasniqi – Hotit: Fotografia që e keni bërë me presidentin Trump është për ju historike, jo për Kosovën

Krasniqi – Hotit: Fotografia që e keni bërë me presidentin Trump është për ju historike, jo për Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Derisa mori fjalën në foltoren e Kuvendit, ku po zhvillohet edhe seanca plenare për raportimin e kryeministrit në lidhje me marrëveshjen ekonomike të nënshkruar në Uashington më 4 shtator, Krasniqi tha se delegacioni kosovar vetëm ka nënshkruar një fletë A4 të bardhë.

Madje, ai tha se fotografia e bërë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Donald Trump do t’i shërbejë vetëm Hotit.

“Foto që e keni bërë me presidentin Trump ka me ju nderu juve personalisht edhe keni me konsideru historike. Por për Kosovën nuk është historike, ju nuk keni arritë marrëveshje, keni nënshkru një fletë A4 të bardhë.”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com