fbpx

Krasniqi i kundërpërgjigjet Hoti: Bashkohuni me PSD-në për një strategji për rrëzim të Qeverisë

Krasniqi i kundërpërgjigjet Hoti: Bashkohuni me PSD-në për një strategji për rrëzim të Qeverisë

Partia Socialdemokrate duke mos qenë e gatshme për zgjedhje, nga shtatori i vitit 2018 e mban në këmbë Qeverinë, ka thënë Avdullah Hoti i LDK-së e ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka një vit që PSD i ka deponuar nënshkrimet për rrëzim të qeverisë. Madje, ai u ka bërë thirrje t’i bashkohen partisë së tij për t’a rrëzuar Qeverinë, shkruan Insajderi.

Mes tjerash, ai ka thënë se qeveria nuk rrëzohet me vajtime.

Shkrimi i plotë i Krasniqit:

Dështimet e strategjisë së tyre, Avdullah Hoti prapë ia paska mveshur PSD-së.

Tash e 1 vit nënshkrimet tona për rrëzimin e qeverisë i keni të deponuara. Tash e 1 vit po ju presim që me strategjinë tuaj ta rrëzoni Qeverinë. Tash e 1 vit krejt çka kemi parë janë vajtimet pa asnjë efekt dhe pa asnjë rezultat.

Ejani ta bëjmë një strategji të përbashkët me PSD-në për rrëzimin e Qeverisë dhe do ta shihni rezultatin. Nuk rrëzohet qeveria me vajtime