Krasniqi i quan joetike deklaratat për postin e presidentit

Krasniqi i quan joetike deklaratat për postin e presidentit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kalkulimet për president nga partitë e koalicionit janë joetike.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur interesim që posti i presidentit t’i takojë kryetarit të saj, Ramush Haradinaj.

Krasniqi ka thënë se presidenti e ka mandatin e plotë dhe për këtë nuk duhet të flitet për postin e presidentit.

“Çfarëdo diskutimi për postin e Presidentit të shtetit, duke e pasur Presidentin me mandat të plotë dhe në detyrë për së paku edhe 7 muaj, është joetik, thënë më së buti. Aq më shumë, nëse pjesë e këtyre planeve është edhe çështja e akuzave potenciale nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit ideja e partive në pushtet është të shmangin zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. /Insajderi.com/