Krasniqi: Ka pasur vështirësi për furnizim me oksigjen dhe mund të ketë në të ardhmen

Krasniqi: Ka pasur vështirësi për furnizim me oksigjen dhe mund të ketë në të ardhmen

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi i ka siguruar deputetët se ShSKUK-ja asnjë ditë nuk ka mbetur pa oksigjen dhe se kjo situatë do të përmirësohet, por pranoi se ka pasur vwshtirwsi nw furnizim, njofton Insajderi.

Përgjigje të shkurtë për pyetje e deputetëve pati edhe për mungesën e barnave për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Ai tha se këto vështirësi dhe mungesa po rrjedhin për shkak të vështirësive në furnizim nga kompanitë.

“Ne si SHSKUK kemi kontrata valide me kontraktorët ndërsa mua në më kujtohet se i kam shkruar email dhe i kam thënë gjenduni ashtu siç mundeni nëse unë e kam bërë një gjë të tillë do ta shoh por nuk më kujtohet se kam thënë kështu…Edhe njëherë vështirësi ka pasur mund të ketë edhe në të ardhmen por ne i kemi marr të gjitha veprimet që janë në dorën tonë që të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm me oksigjen. Mos harroni po e them edhe njëherë sa ka Kosova rezerva me oksigjen Kosova nuk ka mekanizma të rezervimit të oksigjenit nuk ka prodhues të oksigjenit në vendin tonë. Kosova në kohën e pandemisë furnizohemi nuk punoj me kompani të palicencuara…Kosova gjatë kësaj kohe edhe sot e kësaj dite vazhdon të furnizohet në baza të rregullta ditore për çdo ditë furnizohemi me oksigjen pra importojmë oksigjen nga jashtë“, theksoi Krasniqi.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili kërkoi angazhim maksimal për sigurimin e vaksinën kundër COVID-19, pasi siç tha ai në të kundërtën mund të ndodh që do jemi me maska edhe vitin e ardhshëm.

Ai madje tha se qytetari i cili trajtohet në shtëpi nuk e ka ndihmën nga shteti dhe çdo shpenzim për mjekim bëhen nga vetë ata.

“Çështja e oksigjenit na i ka ngritur nga qytetarët dhe nga gjysma e institucioneve pra ka filluar me u dal me i ngrit edhe nga zyrtarët brenda institucioneve të sistemit publik sekondar dhe terciar, nuk po them për QKUK por për spitalet regjionale çka ka ndodhur me oksigjen dhe çka është duke ndodhur me oksigjen është mirë me pas më së pari ju të qartë por edhe ne të qartë, dhe këtu nuk jemi duke e ditur mirë“, tha Ismajli./Insajderi.com