Krasniqi komenton urimin që e mori nga Albin Kurti

Krasniqi komenton urimin që e mori nga Albin Kurti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar urimin që i erdhi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën kur Krasniqi mori timonin e PDK-së.

Këtë veprim të Kurtit, Krasniqi e quajti parimor e human, përcjell Insajderi.

Në urim, Kurti i ofroi kryetarit të PDK-së, bashkëpunim në çështje nacionale.

“Për sa i përket bashkëpunimit për interesin kombëtar e ka treguar vetën. Por, qëndrimet tona për çështje të caktuara do ti shfaqim në kuvend e jashtë kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

Memli Krasniqi, në Rubikon, ka folur edhe për çështje të tjera.

Për Vlora Çitakun, tha se e ka “krahun e djathtë”, por nuk e çeki pozitën që do ta ketë kjo e fundit. /Insajderi.com