Krasniqi – Kurtit: Vetëm po i njollosë të tjerët

Krasniqi – Kurtit: Vetëm po i njollosë të tjerët

Frashër Krasniqi nga PSD-ja në Debat Plus ka folur rreth gjuhës së komunikimit në fushatë, ku sipas tij në këto debate më shumë po dëgjohet ngritja e zërit se sa shpalosja e programit.

Ai përveç gjuhës së komunikimit e ka komentuar edhe debatin e mbrëmshëm të kreut të VV-së Albin Kurti, ku sipas tij ai është përlarë mbrëmë me vetën dhe të kaluarën e tij.

Sipas Krasniqit VV-ja nuk ka tentim për shpalosje të programit.

“Raste raste, paj kemi rastet i kemi parë gjithë në momentet që nuk po ka shumë argument nga partitë po ka tentativë me ashpërsu gjuhën, jam idhtar në kuadër të debateve dhe fushatës gjithmonë është e rëndësishme me shpalos programin sepse nuk po kemi mundësi për të shpalosur programin, por vetëm ngritjet e zërit po kemi.

“Paj u përlajke me vetën Albini, u përlajke me të kalumen e vetë, gjuhë e tesionume, në suazën e qasaj që nuk prezantojke asgjë, mjaftohesh mi shajt të tjerët, nuk ka tentim me shpalos programin, por vetëm mi njollosë gjithë të tjerët”, tha Krasniqi në RTV Dukagjini.