Krasniqi nesër udhëton për në Hagë

Krasniqi nesër udhëton për në Hagë

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi pritet që nesër të udhëtojë për në Hagë pas ftesës që ka marr nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Insajderi.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka treguar për Gazetën Insajderi se ai do ta shoqëroj Krasniqin për në Hagë derisa ka thënë se për detaje tjera do të flas pasi të kthehet nga Haga.

“Nesër do të udhëtojë dhe pasi të kthehet do të flet më gjerë. Ndërsa unë do ta shoqërojë nesër”, ka thënë shkurt Sherifi për Insajderin.

Përveç ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ftesë nga Gjykata Speciale ka marr edhe Ramush Haradinaj, i cili pas kësaj ftesë dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mesin e tyre është edhe këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Bislim Zyrapi dhe Sokol Bashota, ish-kryetar i Komunës së Klinës. /Insajderi.com