Krasniqi: Oborri i Filologjisë ambient i rrezikshëm për studentët

Krasniqi: Oborri i Filologjisë ambient i rrezikshëm për studentët

Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Milazim Krasniqi ka reaguar për terrin i cili ka kapluar oborrin e Fakultetit të Filologjisë.

Krasniqi ka thënë se oborri i fakultetit të Filologjisë është në terr të frikshëm, dhe i njëjti ambient në këtë gjendje është i rrezikshëm për studentët dhe mësimdhënësit të cilët punojnë deri në orët e vona.

Ai ka shtuar se në këto hapësira flitet se sillen narkomanë, dhe se e njëjta gjendje është kështu tash e disa vite.

“Oborri i Fakultetit të Filologjisë në terr të frikshëm duket ambient i rrezikshëm për studentët dhe mësidhënësit, kur punojnë orëve të vona të mbrëmjes. (Në këto hapësira flitet se sillen edhe narkomanë!) Kampusi universitar nuk do të duhej të lihej kurrë kështu! Kështu si është tash sa vite, duhet të presësh të kalojë ndonjë veturë, që të shohesh se ku po e hedh këmbën”, ka shkruar Krasniqi. /Insajderi.com