Krasniqi: Pas arrestimit të Haradinajt, të ndërpriten bisedimet me Serbinë

Krasniqi: Pas arrestimit të Haradinajt, të ndërpriten bisedimet me Serbinë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt është një nga dëshmitë që tregojnë se bisedimet në Bruksel duhet të ndërpriten.

“Ndalimi i tij në Francë është dëshmia më e mirë se sa Bisedimet e Brukselit kanë ndihmuar në lehtësimin e jetës se qytetarëve tanë?! Kjo dhe shumë dëshmi të tjera na tregojnë se ky format i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë duhet të ndërpritet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndër tjerash ai ka shtuar se për këtë institucionet e Kosovës duhet të protestojnë në Paris.

“Për ketë ndalesë, Kosova duhet të protestojë në Paris e në Bruksel! Kuptohet Istitucionalisht!”, ka thënë Krasniqi./Insajderi.com