Krasniqi: PDK është partia më e rëndësishme, pa vendosur ne nuk shkojmë në zgjedhje

Krasniqi: PDK është partia më e rëndësishme, pa vendosur ne nuk shkojmë në zgjedhje

Memli Krasniqi, deputet i PDK-së, ka thënë se kjo parti nuk është e interesuar për zgjedhje aktualisht.

Sipas tij, zgjedhjet do të mbahen kur të thotë kjo parti.

“Jemi partia më e rëndësishme në vend, normalisht ne vendosim për zgjedhje. Pa vendos PDK-ja s’mund të vendoset. LDK-ja po provojnë, por ta shohim a po munden pa vendos ne”, ka thënë Krasniqi në Kohavision.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se partia e tij nuk është e interesuar për zgjedhje të reja.

“PDK s’është e interesuar në zgjedhje, jemi të interesuar që mandati të shkojë deri në fund. Të fillojë tradita e mandateve të plota. Për ne prioritet është implementimi i projekteve të rëndësishme”, është shprehur Krasniqi.